Uncategorized
Akuzohet Mbretëria e Bashkuar që i dha leje të qëndrimit shqiptarit
Agustin Sula vrau me thikë një shtetas britanik në qytetin Hull në muajin shkurt të këtij viti. Viktima Mateus Szleper, ishte babai i një djali 3-vjeçar
Mediat angleze kanë shkruar dhe akuzuar autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar se i dhanë leje-qëndrimi një adoleshenti shqiptar, i cili kishte kryer më pas një vrasje, shkruan albinfo.ch.
Madje, është e përditshmja e madhe britanike që shkruan një artikull të gjatë për këtë rast, që është cilësuar si shumë e rëndë.
Agustin Sula vrau me thikë një shtetas britanik në qytetin Hull në muajin shkurt të këtij viti. Viktima Mateus Szleper, ishte babai i një djali 3-vjeçar.
Sipas “The Sun”, 18-vjeçari Sula kishte pasur një sherr. Së bashku me tre shokë të tij ai ishte kthyer dhe kishte vrarë britanikun duke e goditur me një dru dhe më pas me thikë. Agustin Sula kishte qeshur pasi kreu vrasjen dhe kishte thënë se “i kishte dhënë një mësim viktimës”.
Sula ishte dënuar më parë edhe në Shqipëri për vjedhje e megjithatë u lejua të qëndrojë në Britani. Shqiptari është shpallur fajtor për vrasjen nga Gjykata e qytetit Hull.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











