Tematike
Akuzohet se ka fyer migrantët nga Ballkani: Magazina “Migros” kërkon falje
Edicioni i 15 qershorit i "Migros Magazine", një revistë javore që botohet në mbi 1 milion e gjysmë ekzemplarë dhe shpërndahet falas, u është kushtuar njerëzve nga Ballkani. Pas kritikave që mori, tani kompania "Migros" kërkon falje
“From Balkan, with Love” (Nga Ballkani, me dashuri) është titulli i magazinës “Migros” të 15 qershorit, shkruan blick.ch. Me këtë edicion, gazeta e përjavshme falas synonte të debatonte rreth asaj se “si e ndikon Ballkani jetën tonë të përditshme”, transmeton albinfo.ch. Por, revista duket se ka dështuar në këtë synim të saj.
Regjisorja zvicerane me prejardhje nga Ballkani, Ivana Kvesic, në një postim në Facebook, ka kritikuar përmbajtjen: “Titulli: ‘Kjo është ajo që na sollën’ është jashtëzakonisht poshtërues, dhe fakti që revista merret me pesë tema, siç janë shoferët e mirë të taksive, futbollistët e shkëlqyeshëm, etj. bartësit e `trenerkave elegante` flamujt e bukur, shumëngjyrësh në kopshtet me qira në Zvicër dhe shoferët që ngasin makinat e marra rent a car”.
Kvesic kritikon revistën për faktin se ka përdorur vetëm imazhet stereotipe për njerëzit nga Ballkani – por jo ato që tregojnë kontributin e ballkanasve në shoqërinë zvicerane, përcjell albinfo.ch. Sidomos në atmosferën që e karakterizon debatin aktual për racizmin dhe diskriminimin në Zvicër, Kvesic thotë se ajo do të priste që një revistë me një shpërndarje kaq të madhe “duhett të bëjë gjithashtu punën e saj”.
Ndaj këtij postimi ka reaguar edhe Migrosi. “Ju keni absolutisht të drejtë me gjithçka që thoni. Ky numër special nuk ishte aspak i suksesshëm siç donim ne që të ishte”, ka pranuar kompania.
“Është menduar mirë, por është implementuar dobët. Informatat për këtë na erdhën vetëm kur revista ishte tashmë në kutitë postare, transmeton albinfo.ch. Migrosi tani dëshiron të fillojë një dialog me Kvesic përmes mediave sociale.
Por, regjisrja Kvesic nuk e pranon këtë kërkim faljeje. Ajo thotë se redaktorët kanë qenë ata që e kanë përgatitur, shkruar dhe lëejuar për botim përmbajtjen për dosjen. “Kjo do të thotë se ka qenë një vendim i vetëdijshëm!”.
Kvesic tani po kërkon një deklaratë zyrtare nga Migrosi dhe jo vetëm një koment në Facebook. Por asgjë nga këto nuk gjenden në numrin aktual, të radhës.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












