Shkurt.ch
Alarm i rrejshëm për “amok” në Cyrih
Rreth 100 policë dhe personel i ndihmës së parë kanë mbërritur në ndërtesë pak minuta pas alarmit dhe kanë kontrolluar ndërtesën shumëkatëshe gjegjësisht 1400 kthinat e saj
Në mëngjesin e sotëm në një lagje të Cyrihut, në ndërtesën e Shkollës së Lartë të Arteve një alarm ka mobilizuar forca të mëdha policore dhe ka bllokuar jetën në disa ndërtesa ku është dyshuar për sulm. Dikush kishte telefonuar duke alarmuar për një sulm “amok” dhe kjo kishte mjaftuar që policia së bashku me ndihmën e shpejtë të shkonin në vendin e ngjarjes.
Siç kanë bërë të ditur për mediet, të gjithë njerëzit, disa mijëra sish që kanë qëlluar në ambientet e Shkollës së Lartë janë urdhëruar të qëndronin të bllokuar aty. Veç kësaj nga ta është kërkuar të shtriheshin në dysheme ndërsa kapakët e dritareve të ndërtesës janë mbyllur automatikisht dhe dritat janë fikur.
Rreth 100 policë dhe personel i ndihmës së parë kanë mbërritur në ndërtesë pak minuta pas alarmit. Specialistët e policisë së qytetit bashkë me njësitin special “Skorpion” kanë kontrolluar ndërtesën shumëkatëshe gjegjësisht 1400 dhomat dhe kthinat e saj.
Pak para mesditës policia ka hequr masat e rrezikshmërisë që kishin bllokuar vendin për më shumë se tri orë. Studentët kanë mundur të shkojnë në shtëpitë e tyre ndërsa mësimi është vendosur të mos mbahet për sot.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern











