Lajme
Alarm për valë të nxehtit ekstrem në Gjermaninë jugore dhe perëndimore
Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) ka lëshuar paralajmërime për nxehtësi të lartë deri ekstremisht të fortë për javën që vjen. Të dielën, paralajmërimi i valës së nxehtit u zgjat për pjesë të mëdha të Gjermanisë jugore dhe perëndimore, duke përfshirë Baden-Württemberg, Bavarinë, Hessën, Renaninë Veriore-Vestfalinë, Renaninë-Palatinate dhe Saarland, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Parashikimet për ditën e hënë tregojnë temperatura deri në 35 gradë në jug dhe 25 gradë në veri, me mundësi për stuhi shiu, bubullima dhe erëra të forta në zonat e Pyllit të Zi dhe në kufirin e Alpeve.
Meteorologu Tobias Reinartz paralajmëroi se të martën nxehtësia do të intensifikohet, ndërsa të mërkurën priten temperatura të përgjithshme mbi 35 gradë Celsius dhe lokalisht deri në 39 gradë. Gjithashtu priten netë tropikale me temperatura që nuk do të bien nën 20 gradë.
DWD paralajmëron stres nga nxehtësia në të gjithë vendin dhe rritje të rrezikut për zjarre pyjore, veçanërisht në Brandenburgun jugor, Baden-Württemberg, gjysmën veriore të Bavarisë, si dhe në pjesë të Saksonisë dhe Saksonisë-Anhalt, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












