Shkurt.ch
Alarmohet BE: Paketë masash për të lehtësuar krizën e emigrantëve
Liderët evropianë shprehën shqetësimin për valën në rritje të emigrantëve aziatikë dhe afrikanë që po përpiqen të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian. Tashmë është publikuar një paketë masash në përpjekje për të lehtësuar krizën e emigrantëve që ka përfshirë vendet e Mesdheut.
Ekipet e patrullimit “Triton” do të përforcohen dhe me një mandat ushtarak për shkatërrimin e anijeve të trafikantëve. Ndërkohë, një samit i jashtëzakonshëm i krerëve të vendeve të BE-së do të mbahet ditën e enjte.
BE është alarmuar pasi një barkë u përmbyt në brigjet e Libisë me mbi 700 emigrantë që mendohet të kenë humbur jetën, derisa lundronin drejt ishullit Lampedusa në Itali.
Për shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, paketa me 10 masa, e publikuar në një tryezë bisedimesh në Luksemburg, është një reagim i fuqishëm ndaj tragjedive dhe tregon ndjeshmërinë e tij ndaj këtij problemi.
Viktimat e fundit e çojnë në më shumë se 1.500 numrin e të mbyturve në Mesdhe gjatë këtij viti, në krahasim me rreth 90 në të njëjtën periudhë një vit më parë.
Italia ngul këmbë se partnerët e saj të Bashkimit Evropian nuk kanë bërë sa duhet për ta ndihmuar në krizën e emigrimit.
Italia ka mbajtur pjesën më të madhe të barrës për shpëtimin dhe strehimin e emigrantëve. Vitin e kaluar Italia i dha fund misionit “Mare nostrum” të kërkim-shpëtimit, i cili u zëvendësua nga një mision i vogël, i drejtuar nga Bashkimi Evropian.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival Paraqitja në Montreux pason vlerësimin e artistes me çmimin prestigjioz Swiss Jazz Award 2025, dorëzuar më... -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë













