Kosova
Albin Kurti letër Lumir Abdixhikut: Jemi të interesuar për koalicion me LDK-në
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar sot letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, përmes së cilës e ka lutur për koalicion qeverisës.
“Si kryetar i LVV-së dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në. Ne sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet”, thuhet në letër, transmeton albinfo.ch.
Tutje, Kurti ka shkruar se LDK-ja njihet si parti që nuk ka hezituar për koalicione qeverisëse.
“Mospajtimet e diferencat që mund të ketë LDK-ja me LVV-në sot nuk janë më të mëdha sesa që LDK-ja i kishte para koalicioneve të mëhershme, kur i bëri ato. Plus, në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Qeverinë Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK-në si asokohe”, ka shkruar Kurti.
Ndër të tjera, ai ka thënë se është i bindur se edhe votuesit e të dyja partive preferojnë një koalicion të tillë:
“Jam i bindur që edhe votuesit e LDK-së sot preferojnë më së shumti koalicionin me LVV-në. Edhe votuesit e LVV-së e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK-në – pse të mos e bëjmë? Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja, ku pak çka mund të ndryshojë për LDK-në, dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV–LDK! Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash? Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë? Natyrisht që më së miri do të ishte të takohemi e t’i flasim dhe diskutojmë këto si politikanë të pjekur, që e kanë ardhmërinë e shtetit e përparimin shoqëror prioritet mbi çdo gjë”, ka përfunduar ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore Vepra e saj orkestrale “Timestamps – Everything Leaves a Trace” u interpretua nga Orkestra e WDR-së... -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej











