Kosova
Albin Kurti paralajmëron protesta masive për ta kundërshtuar dialogun
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se dëshirojnë largimin e qeverisë Haradinaj, por të mbetet taksa për mallrat serbe. “Tash kemi tarifën 100 %, ne kemi qëndrim të kundërt me presidentin dhe kryeparlamentarin: ata duan që taksa të hiqet dhe kryeministri Haradinaj të mbetet”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij në seancën e parë të sesionit pranveror të Kuvendit, ku ka përmendur edhe çështjen e kufijve dhe dialogun me Serbinë, përcjell albinfo.ch
Ai ka thënë se nuk ka dialog, por ka pazare politike. “Presidenti i Kosovës vitin e kaluar paralajmëroi kompromis të dhimbshëm, derisa këtë vit e nisi duke qenë i gatshëm për këtë kompromis. Presidenti Thaçi ose bën blof me idenë e zgjidhjes finale dhe marrëveshjes historike me Serbinë, ose tashmë ka marrëveshje të fshehtë me Serbinë, shpjegim tjetër nuk ka”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se nuk ka kuptim dialogu me Serbinë, derisa çdo ditë vijnë ftesa nga Specialja për ushtarët e UÇK-së. Kurti ka paralajmëruar protesta të mëdha nëse nuk ndalet presidenti Thaçi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













