Kosova
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Studenti i ekonomisë në Universitetin e Östersundit kontribuon në diplomacinë ekonomike duke analizuar ndikimin e diasporës shqiptare në ekonominë suedeze.
Albin Pllashniku, student i ekonomisë në Universitetin e Östersundit në Suedi, po shquhet si një nga të rinjtë më premtues të diasporës sonë, me angazhim të veçantë në fushën e diplomacisë ekonomike, transmeton albinfo.ch.
Kontributi i tij është fokusuar në hartimin dhe analizimin e pranisë ekonomike të diasporës shqiptare në Suedi, duke sjellë të dhëna të rëndësishme për ndikimin e saj në tregun suedez.
Pllashniku ka kontribuar në një raport profesional, ku janë evidentuar rreth 70 kompani me përfaqësim pronësie nga diaspora jonë, të cilat realizojnë një qarkullim total prej rreth 3.3 miliardë korona suedeze (SEK) dhe kanë krijuar mbi 1,000 vende pune, transmeton tutje albinfo.ch.

Sipas raportit, sektorët kryesorë ku diaspora është më aktive janë:
• Ndërtim & Infrastrukturë – 28.8%
• Tregti & Financë – 27.6%
• IT, Konsulencë & Shërbime ligjore – 25.2%
• Transport – 10.8%
• Industri & Prodhim – 7.5%
Përveç angazhimit akademik, Albin Pllashniku ka përfunduar me sukses edhe praktikën profesionale në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Stokholm, ku kontribuoi në aktivitetet e institucionit dhe në avancimin e bashkëpunimit me komunitetin dhe bizneset e diasporës.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Suedi ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e tij, duke i uruar suksese të mëtejshme në rrugëtimin profesional.
Me pak fjalë, Albin Pllashniku mbetet një shembull i qartë se si të rinjtë e diasporës mund të kontribuojnë jo vetëm në zhvillimin e tyre personal, por edhe në fuqizimin e rolit ekonomik të komunitetit shqiptar në Suedi./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih Dhjetë kompani nga Kosova do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në panairin e biznesit... -
Katy Perry konfirmohet për “Sunny Hill Festival”, ylli botëror vjen në Prishtinë -
Xherdan Shaqiri nis pushimet në bregdetin shqiptar -
Zvicër
Deputeti Arbër Bullakaj bën thirrje: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë” -
Mynih
FC Kosova München siguron ngjitjen në Bezirksliga
Jeta në Zvicër
-
Përdorimi i kokainës vazhdon të rritet në Zvicër Përdorimi i kokainës në Zvicër është në rritje. Burrat dhe të rinjtë e moshës 18 deri... -
Posta Zvicerane do të shkurtojë 60 vende pune me kohë të plotë -
Evropa po përballet me mungesë punëtorësh -
Dogana zvicerane përditëson aplikacionin Quickzoll për deklarim më të saktë të TVSH-së -
Studim: Çfarë i streson më shumë zviceranët?












