Lifestyle
Albumi i Dua Lipës ndër 50 më të mirët e vitit 2017
Në mesin e shumë albumeve të shumë yjeve botërore, “Billboard” e përzgjodhi albumin e kosovares “Dua Lipa” në pozitën e 43-të
Albumi i parë i Dua Lipës është zgjedhur ndër 50 më të mirët e vitit 2017 nga kritikët e “Billboard”.
Në mesin e shumë albumeve të shumë yjeve botërore, “Billboard” e përzgjodhi albumin e kosovares “Dua Lipa” në pozitën e 43-të.
“Një hit i vetëm nuk e bën dikë superyll. Teksa hiti ‘New Rules’ po vazhdon të thyejë rekorde dhe të ngjitet në ‘Billboard Hot 100’ është albumi debutues i nivelit të lartë që e futë atë në mesin e yjeve më premtuese të zhanrit pop. Që nga ‘IDGAF’ e deri te ‘Lost In Your Light’ 22-vjeçarja londineze ka treguar një klas të lartë – të cilin mezi presim ta shpalosë në të ardhmen”, ka shkruar ‘Billboard’ në përshkrimin për albumin e Dua Lipës, transmeton Albinfo.ch.
Me albumin debutues, Lipa fitoi ditë më parë pllakën e artë për shitjet milionëshe të tij, ndërsa me hitet e vitit 2017 ajo u bë këngëtarja më e dëgjuar në “Spotify” në Britani të Madhe.
Top pesëshja e albumeve nga “Billboard” është:
- Kendrick Lamar – “Damn”
- 2. SZA – “Ctrl”
- Lorde – “Melodrama”
- Jay-Z – “4:44”
- Khalid – “American Teen”
https://www.billboard.com/articles/news/list/8062834/billboard-50-best-albums-of-2017-critics-picks
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit











