Kuriozitete
Alpinisti francez ngjitet në ‘Heron Tower’ në Londër
Alpinisti francez, Alain Robert, i njohur ndryshe edhe si ‘spidermani francez’, është ngjitur në njërën nga ndërtesat më të larta të Londrës, pa litar.
56-vjeçarit iu desh një orë për t’u ngjitur 230 metra në ‘Heron Tower’, në rajonin financiar të qytetit.
Policia mbajti turmat e njerëzve mbrapa, ndërsa alpinisti vazhdonte rrugën, përcjell albinfo.ch.
Këtë hobi Robert e filloi kur ishte 11-vjeç, ndërsa deri tani është ngjitur në më shumë se 150 rrokaqiej në mbarë botën, përfshirë edhe “Burj Khalifa-n” e Dubait, ndërtesa më e lartë në botë, “Kullën Eifel” dhe “Shtëpinë e Operës së Sidneit”. Ai shpesh ngjitet pa leje dhe është arrestuar disa herë.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina











