Sport
Altin Lala nënshkruan për Bajernin!
Nga ai pritet të ndihmojë ekipin e dytë të Bayernit që nën trajnerin Mehmet Scholl të kalojë në ligën e tretë të Gjermanisë
Pas 14 vitesh të kaluara në Hannover 96 Altin Lala 36 vjeçar, pak para “pensionimit” bën një lëvizje të befasishme. Dhe jo më pak se në drejtim të Bajernit të Munihut! Sigurisht, Lala atje nuk do të luajë në skuadrën ku luajnë Robben, Ribbery e Schweinsteiger me kompani dhe, prej korrikut, edhe Shaqiri. Jo. Ai do të jetë një përforcim për skuadrën e dytë të DC Bayernit të madh, klubit që mban rekordin për titujt e kampionit të futbollit në Gjermani.
“Po, unë kam vendosur. Do të nënshkruaj për Bajernin” i ka deklaruar Lala gazetës “Bild”.
Tash merret vesh se kërkesa e Bajernit për Lalën kishte mbërritur te përgjegjësit e Hannoverit para disa javësh. Ndërsa tash së fundi edhe oferta konkrete, sipas të cilës Lala do të ketë një kontratë njëvjeçare për ekipin e dytë të Bajernit.
“Javën tjetër mendoj se do të shkoj në Munih për të bërë kontrollimin mjekësor, e pastaj do ta nënshkruaj edhe kontratën. Jam i kënaqur, është një gjë shumë e mirë”, thotë Lala.
Futbollisti që ka luajtur 78 ndeshje për kombëtaren e Shqipërisë pritet të ndihmojë ekipin e dytë të Bayernit që nën trajnerin Mehmet Scholl të kalojë një kategori më lartë, në ligën e tretë të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











