Bota
Amazon punëson 5.000 njerëz që mund të punojnë nga shtëpia
Kompania tha se ka në plan të punësojë 5.000 persona që do të punojnë nga shtëpia, për të ofruar shërbime për konsumatorët
Një nga avantazhet e teknologjive të reja (kompjuterëve dhe internetit) me orar fleksibil është edhe puna në shtëpi. Nuk keni për të humbur kohë duke udhëtuar për në punë, nuk duhet të shpenzoni para për transport dhe ushqim të shpejtë, dhe ju jeni në gjendje të koncentroheni më mirë. Ndërsa për të punuar në “Amazon”, kjo duket të jetë një ëndërr.
Kompania tha se ka në plan të punësojë 5.000 persona që do të punojnë nga shtëpia, për të ofruar shërbime për konsumatorët. Shumica e punëtorëve do të kenë sigurim shëndetësor, pushim mjekësor dhe pushime vjetore.
Ajo që është veçanërisht tërheqëse në këtë punë është se do të ketë dhe disa “përfitime”. Nëse ju punoni më shumë se 20 orë në javë në Amazon do të përfitoni “sigurimin e jetës dhe shëndetit ” dhe ka një program “Karriera Choice” në kuadër të kompanisë që mbulon 95 për qind të shkollimit për çdo lëndë, nëse ato janë të lidhura me karrierën tuaj të ardhshme në Amazon.
Amazon thotë se këtë vit do të punësojë edhe 25,000 punonjës me orar të shkurtuar (honorar), dhe 100 mijë njerëz tjerë të rinj të cilët do të punojnë me orar të plotë, të gjithë për një vit e gjysmë.
Në një deklaratë që është lëshuar kompania nuk përmendet se çfarë do të jenë pagat e atyre që punojnë nga shtëpia, por lista nacionale e pagave për ata që punojnë nga shtëpia, thotë se janë 10 dollarë në orë.
Detajet e punësimit mund të gjeni këtu: https://search.amazondelivers.jobs/
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas














