Lajme
Amazon u ofron punonjësve të vet deri në 500,000 dollarë për t`u vaksinuar
Në lojë do të hidhen dy çmime 500,000 dollarëshe dhe gjashtë të tjera nga 100,000 dollarë si dhe një numër veturash dhe udhëtimesh turistike
Shitësi online me pakicë Amazon po përpiqet të bindë 1.3 milion punonjësit e tij në të gjithë botën për t`u vaksinuar kundër koronës. Për këtë qëllim, gjiganti online ka nisur një lotari vaksinimi, me shpërblime që arrijnë deri në gjysmë milioni dollarë, hkruan “Bloomberg”.
Janë gjithsej 18 çmime. Në lojë do të hidhen dy çmime 500,000 dollarëshe dhe gjashtë të tjera nga 100,000 dollarë, transmeton albinfo.ch. Por, krahas tyre, në këtë lotari ofrohen për t`u fituar gjithashtu edhe pesë vetura dhe pesë udhëtime turistike.
Para së gjithash, në lojë mund të marrin pjesë punonjës nga qendrat logjistike, magazina dhe shërbimi i shpërndarjes.
Secili që punon në zinxhirin e supermarketeve Whole Foods ose në një qendër të të dhënave Amazon mund të marrë pjesë në këtë short, thuhet më tuthe. Por, për të marrë pjesë, punonjësit duhet të ofrojnë dëshmi të vaksinimit.
Deri më tani, shpërblimi për vaksinim ka qenë 80 dollarë
Deri më tani, kompania Amazon u ka ofruar punonjësve të saj 80 dollarë për t`u vaksinuar. Për shkak se varianti me shkallë më të lartë infeksioni, Delta po përhapet në SHBA, shitësi online ka prezantuar strategjinë e vaksinimit “Max Your Vax” ( përfitoni më shumë nga vaksinimi juaj).
“Ne besojmë se vaksinimi është mënyra më e mirë për të mbrojtur punonjësit tanë nga koronavirusi,” është shprehur për Bloomberg një zëdhënëse, përcjell albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, kompania përsëri, duke filluar nga e hëna ka vënë detyrimin për maska në ambiente të mbyllura. Kjo vlen për punonjësit e vaksinuar dhe të pavaksinuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











