Lajme
Ambasada Amerikane: Kosova sillet sikur nuk ka Covid-19
Një komunikim i Ambasadës Amerikane në Kosovë drejtuar Washingtonit ka përfunduar në duart e gazetarëve të portalit amerikan Politico. Në të, ambasadori amerikan, Philip Kosnett, flet për menaxhimin joefikas të Covid-19 nga qeveria e Kosovës dhe faktin që mes tjerash, stafi i ambasadës rrezikohet edhe nga qentë agresivë endacakë.
“Në letrën e nënshkruar nga ambasadori amerikan, Philip Kosnett, thuhet se ambasda në Prishtinë është “afër prekjes së fundit”. Edhe para Covid-19, Kosova është vend i vështirë për të shërbyer, me ndotje të lartë të ajrit, pak hapësira të gjelbërta, pak mundësi për aktivitete në natyrë dhe me infrastrukturë të keqe. Prishtina madje ka “tufa të kudondodhura të qenve endacakë”, që mund “të jenë agresivë kur janë në kërkim të ushqimit”. Për këtë dhe arsye të tjera, stafi i Ambasadës në masë të madhe janë mbyllur brenda gjatë krizës së Covid-19”, thuhet në telegram. Më tutje thuhet se stafi i Ambasadës është reduktuar, dhe ata që punojnë kanë orar më të zgjatur që ka ndikuar edhe në “sulme të ankthit, dhimbje gjoksi, humbje të gjumit” për disa, siç e ka përshkruar një punëtor. “Konfliktet ndërnjerëzore brenda ambasadës janë shtuar”, thuhet në letër.
Aty kritikohet qasja e qeverisë dhe popullit të Kosovës ndaj pandemisë. “Rreth 20 % e stafit të ambasadës janë infektuar me Covid-19, dhe shumica dërmuese janë staf lokal, që është indikacion për kontrollin joefektiv të sëmundjes në Kosovë. Kosova sillet sikur një vend që nuk ka raste me Covid-19… Por, Kosova është një shtet i shkatërruar nga pandemia…Në SHBA, nëse nuk vini maskën në publik, mund të përfundoni në video virale, por në Kosovë keni gjasa të jeni trend në media sociale nëse e vendosni maskën”, përfundon telegram i ambasadorit Kosnnet.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













