Feja
Ambasada e Kosovës uron besimtarët për festën e Bajramit
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, besimtarëve myslimanë të Kosovës në Konfederatën e Zvicrës dhe Principatën e Liechtenstein-it, për Festën e Fitër Bajramit u shprehim urimet më të mira, të bindur se gjatë ketyre ditëve të festës do të kaloni çaste të lumtura në familje, me të afërm dhe gjithë njerëzit që u rrethojnë, duke e shtuar dhe klultivuar edhe më shumë respektin dhe dashurin për njëri-tjetrin”, thuhet në njoftim të Ambasadës së Kosovës në Bernë.
“Fitër Bajrami vjen pas një muaj agjërimi, ku besimtarët thelluan besimin, disciplinës shpirtërore dhe fizike, duke kryer një obligim fetar të rëndësishëm të fesë islame”, thuhet më tutje në njfotim.
“Përgëzojmë dhe urojmë që fryma e kultivimit të vlerave që na kanë bashkuar dhe na bashkojnë, të rriten edhe më shumë në mesin tonë, ashtu siç kemi bërë dhe bëjmë edhe sot, duke manifestuar fuqishëm e me besim të plotë tolerancë e mirëkuptim brenda vetes dhe me të gjithë të tjerët, për të mirën e vetvetes, të familjes, të shoqërisë aty ku jetoni dhe veproni si dhe të Shtetit të Kosovës, si një shembull paqeje, përparimi dhe harmonie midis njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike dhe religjioze”, thuhet në njoftimin e Ambsadës së Republikës së Kosovë në Bernë..
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të ndryshojë gjatë muajit korrik në Zvicër në 2026 Nga edukimi te rimbursimi i aplikacioneve shëndetësore dhe rregulla të reja për transportin dhe ndërtimin... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih












