Lajme
Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër organizoi koncert me muzikë klasike
Për nder të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës
Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme që u shënuan gjatë muajit shkurt për nder të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mbrëmë Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër organizoi koncert me muzikë klasike duke përmbyllur kështu aktivitetet e saj të këtij përvjetori jubilar, përcjell albinfo.ch.

Ky koncert u organizua enkas për diasporen shqiptare që jeton dhe vepron në Londër, Mbretëri e Bashkuar.

Gjatë kësaj mbrëmje, Ambasadori Kapiti ka përshëndetur të pranishimit me një fjalë rasti, ku kujtoi dhe nderoi rrezistencën e gjatë të shqiptarëve të Kosovës, e cila filloi në mënyrë paqësore e vazhdoi me luftën e UÇK-së që na solli lirinë që e gëzojmë sot. Pas 15 vjetëve të shpalljes së pavarësisë, përulemi para dëshmorëve tanë të të gjitha periudhave dhe të luftës së UÇK-së.

Ambasadori Kapiti falënderoi diasporën shqiptare për punën, angazhimin dhe kontributin e tyre në përgjithësi. Duke shprehur konsideratën e lartë, ai theksoi se diaspora shqiptare është pjesë e pandashme e kombit dhe shoqërisë tonë që në vazhdimësi përkushtohet të mbështesë zhvillimin e vendit dhe avancimin e proceseve demokratike.
Artistët që pewrfomuan për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Holy Trinity Church, Londër:

E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












