Kosova
Ambasada e Shqipërisë në Bernë mbledh shqiptarët, presin në takim përfaqësuesit e Luginës
Në mjediset e Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, Ambasadori i Shqipërisë, Ilir Gjoni, ai i Republikës së Kosovës, Sami Ukelli, si dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Kenan Ramadani, organizuan një takim me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, Kryetarin e Këshillit Kombëtar shqiptar, Ragmi Mustafa, Kryetarin e Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani, nënkryetarin e Komunës së Bujanocit, Shqiprim Muliu dhe Kryetarin e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Zvicër (LSHPMBZ), Fadil Selmani, transmeton albinfo.ch.
“Në këtë takim vëllazëror u diskutua mbi rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në mbështetje të çështjes shqiptare dhe veçanërisht të shqiptarëve të Luginës së Preshëvës. Ambasadorët e pranishëm shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të kontribuar në rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet strukturave të diasporës në Zvicër me ato të vendlindjes dhe realizimit të një qasje të përbashkët në aktivitete, programe dhe iniciativa që janë në interes të diasporës së Luginës së Preshevës në Zvicër Ata vlerësuan rolin dhe kontributin e Kamberi si dhe të drejtuesve komunalë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














