Lajme

Ambasada e Shqipërisë në Bernë ndan certifikatë mirënjohje për ekspertët zviceranë ‘REDOG’

Ambasada e Shqipërisë në shenjë falënderimi ndan certifikatë për ekipin zviceran të shpëtimt ‘REDOG’

Ambasada e Shqipërisë në Bernë ka organizuar një pritje për grupin e kërkim-shpëtimit REDOG, në shenjë falënderimi për punën e tyre që iu gjendën shqiptarëve pranë qysh në ditën e parë të tërmetit, shkruan albinfo.ch.

Kjo ambasadë ndau certifikatë mirënjohje për ekipin zviceran të shpëtimit ‘RADOG’, për solidaritetin e tyre dhe profesionalizmin e vetëmohimin e tyre. Motoja e kësaj certificate ishte: ‘Shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës’.

Kujtojmë se pas tërmetit të ndodhur në Shqipëri, ndër shtetet e para që reagoi në ndihmë ishte pikërisht Zvicra, duke dërguar shumë ekipe ekspertësh zviceranë për shpëtimin e viktimave, punën në terren në vlerësimin e gjendjes dhe stabilitetin e ndërtesave në Shqipëri, veçmas në zonat e prekura nga tërmeti. /Albinfo.ch.

 

Fotografia e Embassy of Albania, Berne

 

Fotografia e Embassy of Albania, Berne

 

Fotografia e Embassy of Albania, Berne

 

Fotografia e Embassy of Albania, Berne

 

Fotografia e Embassy of Albania, Berne

 

Fotografia e Embassy of Albania, Berne

 

Fotografia e Embassy of Albania, Berne