Lajme
Ambasada Gjermane në Prishtinë: Terminet për viza Schengen nga shtatori, nëpërmjet një shërbyesi të jashtëm
Për të ofruar më shumë termine për aplikim për vizë Schengen dhe një kohë pritjeje dukshëm më të shkurtër, Ambasada Gjermane në Prishtinë duke filluar nga mesi i shtatorit për aplikim për viza Schengen do të bashkëpunojë me një shërbyes të porositur dhe të kontraktuar nga Ministria e Jashtme Federale në Berlin. Ky bashkëpunim është dëshmuar tashmë në disa shtete, ka njoftuar ambasada përmes një postimi në Facebook, transmeton albinfo.ch.
Çfarë ndryshon për aplikuesit?
Shërbyesi ju ndihmon për të aplikuar për dhënie të një vize Schengen dhe ia përcjell dokumentacionin tuaj Ambasadës Gjermane në Prishtinë, ku edhe më tej shqyrtohen dhe merret vendim për aplikacionet. Shërbyesi do të mundësojë një rezervim dukshëm më të shpejtë të termineve në kohë më të shkurtër, duke ofruar shërbimet e tij në këmbim të një takseje prej 30 deri në 40 EUR.
Përveç kësaj, shërbyesi do të ofrojë edhe shërbime të tjera (p.sh. fotografim për fotografi biometrike të formatit të pasaportës, shërbim VIP në një ambient komod etj.).
Kur fillon kjo?
Pritet që terminet për aplikim nga mesi i shtatorit mund të rezervohen nga korriku, online nëpërmjet uefaqes së shërbyesit.
Informata më të hollësishme lidhur me procedurën, si dhe linkun e uebfaqes do ta publikojmë në javët në vijim në uebfaqen tonë: www.pristina.diplo.de/visa.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













