Kosova
Ambasada në Slloveni jep detaje për vdekjen e gjilanasit në Maribor
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka dhënë detaje për vdekjen e një kosovari pasi zjarri përfshiu shtëpinë e tij
Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku ka vizituar vendin, ku një ditë më parë një shtetas i Kosovës ka humbur jetën dhe bashkëshortja e tij është lënduar, pasi shtëpia ku banonin ishte kapluar nga zjarri, raporton Albinfo.ch.
Në njoftimin e ambasadës thuhet familjarëve të shtetasit nga Malisheva e Gjilanit iu janë shprehur ngushëllime ndërsa komuniteti shqiptar është vlerësuar për ndjenjën e jashtëzakonshme të solidaritetit dhe ndihmën që i është ofruar të mbijetuarës.
Njoftimi i plotë:
Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Maribor, humb jetën një shtetas i Kosovës dhe lëndohet bashkëshortja e tij
Pas ngjarjes tragjike që ndodhi dje në Maribor, Ambasadori Valdet Sadiku ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka takuar të mbijetuaren. Familjarëve të shtetasit nga Malisheva e Gjilanit iu janë shprehur ngushëllime ndërsa komuniteti shqiptar është vlerësuar për ndjenjën e jashtëzakonshme të solidaritetit dhe ndihmën që i është ofruar të mbijetuarës.
Ambasadori ishte i shoqëruar nga Kryetari i shoqatës “Bashkimi” z. Faruk Bajra dhe anëtarët e kryesisë të shoqatës dhe Diplomati Burim Qorri.
Me këtë rast edhe një herë i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve, dhe urojmë që raste të tilla tragjike të mos përsëriten asnjëherë./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














