Shkurt.ch

Ambasadat shqiptare do të promovojnë arsimin shqip në Zvicër

 

Në njoftimin e ambasadës shqiptare në Bernë të Zvicrës, bëhet e ditur se ajo së bashku me ambasadën e Kosovës dhe në bashkëpunim me LAPSH-in do të nisin një cikël për arsimimin e diasporës shqiptare në gjuhën shqipe. Sipas tyre, ky është një element bazë për integrimin e plotë të diasporës në shoqërinë pritëse, njofton albinfo.ch.

“Duke qenë se çështja e mësimit të gjuhës shqipe në diaspore është një nga shtyllat bazë të ruajtjes se identitetit dhe përçimit të vlerave, kulturës, historisë, si dhe një element bazë për integrimin e plotë të diasporës në shoqërinë pritëse. Ambasada e Shqipërisë në Bernë, së bashku me ambasadën e Kosovës kanë nisur një cikël konsultimesh me strukturat e LAPSH-it, arsimtarët, prindërit dhe intelektualët, për të gjetur menyrat dhe metodat më efikase për nxitjen e mësimit të gjuhës, kulturës, historisë, si dhe për të pasur një pjesëmarrje sa më të gjerë të fëmijëve të moshës shkollore në kurset e mësimit të gjuhës shqipe, si dhe për të sensibilizuar komunitetin e prindërve dhe arsimtarëve për të garantuar kërë pjesëmarrje. Ky cikël u hap ditën e shtunë, më 27 tetor 2018, në ambasadën e Shqipërisë, ku të pranishëm ishin ambasadori i Shqipërisë, Ilir Gjoni, ambasadorja e Kosovës, Nazane Breca, si dhe prindër e arsimtarë”, shkruan në faqen e ambasadës shqiptare.