Lajme
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë
Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj ka botuar romanin më të ri me titull “Keuztanne”. Autori dhe artisti Fate Velaj këtë roman është duke e përuruar në disa vende të ndryshme në Austri
Fate Velaj, tashmë ka ftuar miq austriak dhe komunitetin shqiptar për të marr pjesë në përurimin romanit “Kreuztanne”. Përurimi do të mbahet të martën më 23 shtator duke filluar nga ora 19:00, në Kammgarnsaal në Traiskirchen. (Wolfstraße 18).
Ambasadori shqiptar Fate Velaj rikthehet për ta përuruar këtë roman në vendin ku filloi historia e tij. Dikur vetë pjesëtar i kampit të refugjatëve në Traiskirchen, ai do të lexoj nga romani autobiografik “Kreuztanne”, do të prezantoj kolazhin fotografik “Anthologie der Gesichter” si dhe veprat e tij artistike me titull “Fenster mit Aussicht”, shkruan albinfo.at
Mësohet se, përpos shumë mysafirëve dhe dashamirëve të librit, i pranishëm do të jetë edhe Andreas Babler, zëvendëskancelar/ ministër i Kulturës në Austri, dikur kryetar i qytetit të Traiskirchen.
Historia e tij: Në vitin 1991, Fate Velaj erdhi në Austri si emigrant – fillimisht në Traiskirchen, pastaj në një restorant të vogël të quajtur “Kreuztanne” në malet e St. Anton/Jeßnitz (Austria e Poshtme). Ai punoi si pjatalarës dhe punëtor fabrike në Gaming. Me këmbëngulje dhe një vizion të qartë, ai përfundimisht arriti në skenën ndërkombëtare të artit, kulturës dhe letërsisë evropiane.
Velaj studioi në Universitetin e Arteve të Aplikuara në Vjenë dhe karriera e tij artistike u ndikua ndjeshëm nga Hermann Nitsch, të cilin ai e konsideron mentorin e tij. Nën ndikimin e Nitsch, Velaj zhvilloi një stil shumë personal që kombinon ekspresivitetin me tema të thella ekzistenciale, raporton albinfo.at
Fate Velaj përfaqësoi Austrinë në shumë vende, ndërtoi ura midis kombeve dhe u nderua me çmimet më të larta në Austri, Itali, Shqipëri, SHBA dhe Parlamentin e BE-së.
34 vjet pas trokitjes së tij të parë në dyert e Austrisë dhe një udhëtimi të gjatë nëpër galeri dhe muze anembanë botës, ai tani kthehet – si ambasador. Historia e Fate Velajt është gjithashtu një histori austriake: Ajo tregon se si ishim në vitet 1990 – dhe ku jemi sot.
Libri i tij “Kreuztanne” është përkthyer tashmë në disa gjuhë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI Startup-i austriako-shqiptar me bazë në Vjenë numëron 60 mijë përdorues dhe qindra klientë pagues, ndërsa versioni... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”














