Kosova
Ambasadori gjerman: Radoiçiq do të arrestohej nëse hyn në territorin e Gjermanisë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka ritheksuar qëndrimin e Berlinit se të gjithë personat përgjegjës për sulmin e armatosur në Banjskë, të ndodhur në shtator të vitit 2023, duhet të përballen me organet e drejtësisë.
Duke komentuar rastin e Milan Radoiçiqit, të cilin autoritetet e Kosovës e konsiderojnë organizator të sulmit, Rudolph deklaroi se Gjermania e ka dënuar ashpër këtë ngjarje dhe vazhdon të kërkojë që përgjegjësit të mbahen përgjegjës.
“Gjermania e ka dënuar sulmin me gjuhën më të ashpër dhe mbetet në qëndrimin se autorët duhet të dalin para drejtësisë. Jemi në dijeni se Kosova ka lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar, i cili është ende në fuqi, dhe kjo duhet të zbatohet”, tha ambasadori.
I pyetur në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova nëse Milan Radoiçiq do të ekstradohej në Kosovë në rast se do të hynte në Gjermani, Rudolph u përgjigj se ai fillimisht do të ndalohej nga autoritetet gjermane.
“Ai do të ndalohej, natyrisht”, u shpreh ambasadori gjerman.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026













