Lajme
Ambasadori i Kosovës në Austri tregon si është situata momentale në Vjenë
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ka folur për situatën në Vjenë pas sulmeve të mbrëmshme.
Pllana ka thënë se në Vjenë ka filluar të kthehet qetësia, por jo edhe normaliteti.
“Qyteti ka filluar t’i kthehet qetësisë. Sot po ashtu nga ora 20:00 ka hyrë në fuqi ligji për parandalimin e COVID-19, ku kufizohet lëvizja”, tha ai.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri thotë se edhe vetë në momentin e sulmit ka qenë dëshmitar i të shtënave dhe krijimit të kaosit.
“Ne menjëherë kemi bërë thirrje për të evituar transportin publik dhe daljen në qendër të qytetit”.
Pllana thotë se Ambasada nuk mund të japë asnjë koment në lidhje me sulmuesin apo origjinën e tij.
“Është tragjike të flitet për këtë sulm, e lëre më të përmenden edhe emra”, deklaroi ndër të tjera Lulzim Pllana.
I dyshuari kryesor për sulmin terrorist në Austri mendohet se është Kujtim Fejzullahu me origjinë nga fshati Çellopek i Tetovës.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër











