Lajme
Ambasadori Pllana takon kryesinë e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri
Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ishte nikoqir i një takimi me kryesinë e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri.
Ambasadori Lulëzim Pllana priti të premten në Ambasadën e Kosovës kryesinë e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, të udhëhequr nga kryetari Yll Blakaj dhe udhëheqësit e degëve të Rrjetit nga tërë Austria.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar mënyrat e bashkëpunimit intensiv mes Ambasadës dhe Rrjetit për mundësitë e plasimit të produkteve kosovare në Austri si dhe investimeve të diasporës sonë në Kosovë.
Kryesia e Rrjetit e udhëhequr nga kryetari Yll Blakaj dhe udhëheqësit e degëve të Rrjetit nga e gjithë Austria e informuan ambasadorin Pllana për aktivitetet e deritashme të Rrjetit, projektet aktuale dhe planet, shkruan rrjeti.at.
“Janë dy projekte të reja, të cilat po përpiqemi ti realizojmë: krijimi i një hapësirë si showroom dhe stacion në Vjenë për prodhuesit e Kosovës. Që Austria të jetë një hap i Kosovës drejt shteteve tjera të Evropës. Dhe hapja e një qendre të bizneseve të diasporës shqiptare në Prishtinë”, tha Blakaj, përcjell Albinfo Austria.
Në anën tjetër, ambasadori Pllana falendëroi kryesinë e Rrjetit për angazhimin që nëpërmjet veprimtarisë së tyre promovojnë edhe vlerat e shtetit të Kosovës në Austri.
Ai paraqiti para afaristëve plane të shumta në fushën e ekonomisë dhe shprehu gatishmërinë për të përkrahur bizneset shqiptare.
“Në dyqanet austriake gjenden hapësirat e caktuara ku shiten shumë produkte nga Ballkani dhe për fat të keq nuk ka produkte të Kosovës. Kjo duhet të ndryshoj. Dhe, unë kam realizuar takime në Kosovë te disa prodhues dhe në Austri, për të parë se çka mund të bëjmë në këtë drejtim”, ka thënë Pllana.
Ambasadori premtoi se do të kanë përkrahjen e tij dhe të Ambasadës së Kosovës në Austri për çfarëdo kërkesë të tyre.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?















