Kosova

Ambasadori zviceran: Qytetarët mos të presin para ambasadave

“Janë rreth 7 mijë njerëz që presin para ambasadës për viza, ata nuk janë shumë të rinj", u shpreh Jean-Hubert Lebet

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, është shprehur se miratimi ose jo i demarkacionit me Malin e Zi është çështje e brendshme, por është e padrejtë që qytetarët të presin para ambasadave për marrjen e vizave, raporton “Ekonomia Online”.

“Kjo është një çështje e brendshme.  Janë rreth 7 mijë njerëz që presin para ambasadës për viza, ata nuk janë shumë të rinj.

Nuk jam i lumtur me këtë situatë, unë e përfaqësoj Zvicrën dhe nuk jam këtu t`u sqaroj politikanëve se çfarë duhet të bëjnë. Në tërësi shpresoj se një zgjidhje do të gjendet jo vetëm për demarkacionin, por edhe për çështjet  tjera që Kosova të marrë në mënyrë të shpejt liberalizimin e vizave”, është shprehur ambasadori zviceran, përcjell albinfo.ch.

Në lidhje me demarkacionin ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndonëse nuk komentoi se a do të kalojë marrëveshja në Kuvend apo jo.

Këto deklarime Lebet e Haradinaj i bënë pas nënshkrimit të Amendamentit të Parë të Projekt Marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, lidhur me Mbështetjen për Këshillin Ndërministror për Ujëra.