Maqedonia
Ambasadorja zvicerane Zuter: Në punë shkoj me biçikletë, qetësinë e gjej në ngjitje malore
Ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sibil Zuter, qetësinë e gjen në Vodno, Karadakun e Shkupit dhe në park, ecje, në punë vjen me biçikletë për të luftuar kundër ndotjes së ajrit, informon albinfo.ch.
Këto deklarata ambasadorja Zuter i kreu gjatë intervistës për portalin maqedonas skopskoeho.mk. Ajo shton se prej në ditën e parë është përshtatur me Shkupin dhe i pëlqen “kompaktiteti i qytetit, shpirti miqësor dhe ushqimi është tepër i shijshëm – gjithashtu ka edhe shumë mbrëmje kulturore dhe shoqërore”.
Në krahasim nga Berni, Shkupi ka më pak aktivitete kulturore dhe sportive, megjithatë banorët janë më të hapur, vijon më tej Zuter e cila ka lindur në Bern. Një kritikë rreth Shkupit ajo e adreson te papastërtia, jo vetëm e ajrit, por edhe e mbeturinave. “Organet përgjegjëse duhet të marrin më shumë masa.”
Në punë, jo vetëm ajo, por edhe punëtorët tjerë të ambasadës shkojnë me biçikletë.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale













