Bota
Amerika është vendi i miliona milionerëve
Nga një popullsi prej 323 milionë banorësh që ka vendi, pothuajse 12 milionë zotërojnë të paktën nga 1 milion dollarë. Ata përbëjnë rreth 3.65 për qind të popullsisë. Përveç kësaj, në Shtetet e Bashkuara ka 607 miliarderë.
Revista Forbes ka hartuar një listë të njerëzve më të pasur për çdo shtet të SHBA, të cilët së bashku zotërojnë një pasuri neto prej 875 miliardë dollarësh.
Dhjetë prej tyre i kanë arritur fitimet në financa dhe investime. Tetë janë pasuruar nga moda dhe shitjet me pakicë, ndërsa pesë nga industria e ushqimit dhe pijeve, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch
Por pasuritë më të mëdha kanë patur si burim teknologjinë e lartë. Të katër miliarderët në listën e njeriut më të pasur në çdo shtet zotërojnë 251 miliardë dollarë secili, ose më shumë se një e katërta e pasurive në listën e pesëdhjetëshes të marra së bashku.
Jeff Bezos, njeriu më i pasur në shtetin e Uashingtonit, është gjithashtu njeriu më i pasur në botë, me një pasuri neto prej rreth 157 miliardë dollarësh.
Familja më e pasur në SHBA është Familja Waltons. Jim dhe Alice Walton, fëmijët e themeluesit të rrjetit Walmart, Sam Walton, janë njerëzit më të pasur në shtetet ku ata jetojnë.
Më shumë se gjysma e njerëzve më të pasur në listë – 60 për qind – e kanë vënë vetë pasurinë, ndërsa 21 për qind e kanë të trashëguar. Nëntëmbëdhjetë për qind janë pasuruan duke zgjeruar një biznes ekzistues që u ishte lënë nga të tjerë.
Një listë e publikuar nga howmuch.com, rendit njeriun më të pasur në çdo shtet të SHBA.
Më poshtë është lista e 10 më të pasurve, që tregon shtetin, pasurinë neto dhe burimin e pasurisë:
- Uashington: Jeff Bezos dhe familja, 157 miliardë dollarë, Amazon
- Nebraska: Warren Buffett, 85 miliardë dollarë, Berkshire Hathaway
- Kalifornia: Mark Zuckerberg, 71 miliardë dollarë, Facebook
- Nju Jork: Michael Bloomberg, 53.8 miliardë dollarë, Bloomberg LP
- Arkansas: Jim Walton, 51.1 miliardë dollarë, Walmart
- Teksasi: Alice Walton, 50.1 miliardë dollarë, Walmart
- Kansas: Charles Koch, 42 miliardë dollarë, Koch Industries
- Nevada: Sheldon Adelson, 35.7 miliardë dollarë, kazino
- Oregon: Phil Knight dhe familja, 35 miliardë dollarë, Nike
- Virxhinia: Jacqueline Mars, 28.1 miliardë dollarë, karamelet
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













