Kosova

Amerika ndihmon 64 shtete në luftën kundër koronavirusit

Në mesin e tyre, edhe Kosova

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mobilizuar me shpejtësi burime të pashembullta për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19, brenda dhe jashtë vendit.

Këtë e ka bërë të ditur Sekretari amerikan i Shtetit, Mika Pompeo, përmes një deklarate, në të cilën thekson se në fondin prej 274 milionë dollarësh, do të ndihmohen 64 nga vendet më të rrezikuara në botë për të luftuar më mirë pandeminë.

”Sot, unë jam i kënaqur të njoftoj se Shtetet e Bashkuara kanë vënë në dispozicion afro 274 milionë dollarë në fonde të shëndetit urgjent dhe humanitar. Së bashku me sektorin privat amerikan, populli amerikan vazhdon të udhëheqë duke reaguar ndaj kësaj pandemie”.

”274 milionë dollarët e sotëm do të ofrojnë burime për 64 nga vendet më të rrezikuara në botë për të luftuar më mirë pandeminë dhe t’i mundësojnë Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët të ndihmojë disa nga popullsitë më të rrezikuara në botë”.

”Këto fonde të reja përfshijnë afro 100 milionë dollarë ndihmë shëndetësore emergjente. Ajo gjithashtu përfshijnë 110 milionë dollarë ndihmë të re ndërkombëtare për katastrofën, e cila së bashku me fondet tona shëndetësore të urgjencës, do të sigurohen deri në 64 nga vendet më të rrezikuara.

Nga ky fond edhe Kosova del të jetë përfituse, e këtë e kanë bërë të ditur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përcjell albinfo.ch.