Muzikë
Amerikania e martuar me shqiptarin, promovon muzikën shqiptare “ Më quajnë “Albanian girl”
Duket se dashuria për Shqipërinë, kulturën, muzikën shqiptare është kthyer në mision për çiftin shqiptaro-amerikan. Mario Rrapaj nga Vlora dhe Carson Dorsi nga Amerika janë një çift bashkëshortësh që jetojnë në Dallas, Texas në SHBA dhe ku po i kushtojnë rëndësi të veçantë promovimit të artit, kulturës e muzikës shqiptare atje.
Meqenëse Dorsi është e njohur ndryshe si “Albanian Girl” është soprano amerikane, e cila tani në repertorin e saj përfshin vetëm këngë në gjuhën shqipe. E pranishme në një konkurs të sipërmarrësve të muzikës, në Universitetin e Texasit të veriut, ajo paraqiti një projekt për zhvillimin e një database të muzikës shqiptare në mënyrë digjitale, i cili u vlerësua me 2 çmime.
Bashkëshortët prej disa kohësh kanë themeluar edhe fondacionin kushtuar muzikës shqiptare, “International Albanian Music Foundation” ndërsa në të ardhmen kanë ambicie për zhvillimin e një projekt të rëndësishëm në krijimin e një platforme për shqiptarët në Diasporë me muzikë shqiptare, përcjell albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale Kantonet frankofone po hasin vështirësi për të arritur objektivin prej 95% të të rinjve që të... -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton











