Kosova
Anëtarja suedeze e jurisë: Kosova duhet të jetë sa më shpejt në “Eurovision”
Anëtarja e jurisë së Festivalit të Këngës, Ulja Sjostrom, pak orë para se të nisë ngjarja e cila shënon edicionin e parë si pararendëse për vitet e tjera të organizimit, ka thënë se ndjehet e nderuar të jetë pjesë e jurisë, e cila do ta përzgjedhë këngën fituese të edicionit të parë të Festivalit të Këngës, përcjell albinfo.ch.
Sjostrom e ka cilësuar organizimin si madhështor, teksa ka thënë se në Kosovë ka shumë potencial dhe artistë të mirë.
“Me të vërtetë ishte befasi dhe ndjehem e nderuar, sepse e kuptoj që është një organizim madhështor dhe që do të ketë shumë domethënie për të ardhmen”, është shprehur muzikantja suedeze.
Përvojën me muzikën shqipe e ka tash e disa vite për shkak të pjesëmarrjes në festivale të tjera. Ndërkaq, Sjostrom ka dhënë një mesazh për këngëtarët që synojnë ta përfaqësojnë vendin e tyre në “Eurovision”, kurdo që Kosova e fiton të drejtën e konkurrimit në garën evropiane.
“Duhet të shkruani një tekst të këngës që është autentike, në rastin tuaj duhet të jetë shqip. Pra, bëni diçka që është autentike, që keni krenari ta shfaqni, por po ashtu që mund të prek shumë zemra përmes tekstit”, ka thënë Sjostrom për rtk.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit











