Sport
Anglia, kundër FIFA-s dhe rregullave të Katarit, shkak shiriti me ngjyrat e ylberit
Kampionati Botëror ‘Katar 2022’ është gati për të filluar.
Një botëror ky i cilësuar më ndryshe, pasi për herë të parë do të zhvillohet në stinën e dimrit dhe Katari si shtet ka disa rregulla më strikte.
Nuk lejohet që kombëtaret të bartin shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit dhe kushdo që do ta mbajë atë, do të gjobitet nga FIFA.
E kjo gjë nuk u ka pëlqyer anglezëve, pasi pritet të dalin kundër rregullave të FIFA-s dhe atyre të Katarit, pasi janë të vendosur që në krahun e kapitenit Harry Kane do të jetë shiriti me ngjyrat e ylberit, ku shkruhet ‘One Love’.
Shefi ekzekutiv i FA, Mark Bullingham, ka thënë për Sky News se ata janë gati të gjobiten për kapitenin e Anglisë, Harry Kane, që mban shiritin “One Love” në Kupën e Botës, përcjell Albinfo.ch.
“Ata nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje për letrën tonë”, tha Bullingham për Sky News.
“Mendoj se ka mundësi të gjobitemi dhe nëse gjobitemi, atëherë do ta paguajmë gjobën. Ne mendojmë se është vërtet e rëndësishme të tregojmë vlerat tona. Dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”, deklaroi Bullingham.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri













