Lajme
Anglia vaksinon edhe 16 e 17-vjeçarët kundër Covid-19
Në Mbretërinë e Bashkuar të gjithë 16 dhe 17-vjeçarëve do të fillojë t’u ofrohet doza e parë e vaksinës Covid brenda disa javëve, pas një rekomandimi nga ekspertët e vaksinave, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ata nuk do të kenë nevojë për pëlqimin e prindërve dhe do të marrin vaksinën Pfizer-BioNTech, tha të mërkurën Komiteti i Përbashkët për Vaksinën dhe Imunizimin.
Miratimi se kur do të ofrohet doza e dytë do të vijë më vonë, shtoi JCVI.
Ndryshimi në udhëzim do të thotë se rreth 1.4 milion adoleshentë do të kenë të drejtë të vaksionohen.
Prof Jonathan Van-Tam, zëvendësshefi mjekësor i Anglisë, tha se kishte shumë vaksina në dispozicion, duke shtuar: “Ne kemi furnizimin dhe unë pres që kjo të fillojë me të vërtetë brenda një kohe të shkurtër”.
“Nuk ka kohë për të humbur me këtë”, tha ai, duke theksuar se fëmijët së shpejti do të fillojnë të kthehen në shkolla dhe kolegje.
“Unë dua që ne të vazhdojmë sa më shpejt që është e mundur”.
JCVI është një grup ekspertësh të pavarur dhe këshillat e tyre janë një rekomandim mbi të cilin qeveritë veprojnë më pas. Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kanë konfirmuar se do ta ndjekin atë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet












