Lajme
Anglia do të vaksinojë 20 milionë persona
Tashmë Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që miraton vaksinën Pfizer / BioNTech për përdorim të gjerë. Enti rregullator britanik, MHRA, thotë se gjilpëra, e cila ofron mbrojtje deri në 95% kundër sëmundjes Covid-19, është e sigurt për t’u bërë.
Imunizimet mund të fillojnë brenda ditësh për njerëzit që kanë përparësinë më të madhe.
Duhet theksuar se Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza – të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz, me dy shpime secilën dozë.
Ndërkohë në raportin shëndetësor thuhet se rreth 10 milionë doza duhet të jenë në dispozicion së shpejti dhe dozat e para mbërrijnë në Britani në ditët në vijim. Kjo është vaksina më e shpejtë që ka kaluar ndonjëhërë, nga koncepti në realitet, vetëm 10 muaj pas zhvillimit kur hapat normalisht zgjasin një dekadë.
Megjithëse vaksinimi mund të fillojë, njerëzit ende duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të zbatojnë rregullat e koronavirusit për të ndaluar përhapjen, thonë ekspertët. Kjo do të thotë të qëndrosh në distancën shoqërore dhe maskat e fytyrës, dhe të testosh njerëzit që mund të kenë virusin dhe t’u kërkosh atyre të izolohen.
E-Diaspora
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
“Një brez mes dy kulturave” -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit
Jeta në Zvicër
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues













