Anri Sala përfaqëson Francën në Bienalen e Venedikut
Sala ka fituar në garë me dy kandidatët tjerë francezë, respektivisht Bertrand Lavrie dhe Tatiana Trovè.
Sipas gazetës franceze për art “Le Quotidien de l`Art”, artisti shqiptar Anri Sala do të përfaqësojë Francën në bienalen e njohur, të 55-tën me radhë, të Venedikut, në vitin 2013.
Gazeta në fjalë i referohet me këtë rast burimeve nga Ministria e Kulturës e Francës. Sipas këtyre të dhënave, Sala ka fituar në garë me dy kandidatët tjerë francezë, respektivisht Bertrand Lavrie dhe Tatiana Trovè, transmeton magazina në gjuhën gjermane “Monopoly”.
Më tutje, gazeta spekulon rreth asaj nëse në vitin 2013 do të ketë një ndërrim të vendeve në mes të pavionit francez dhe atij gjerman në këtë ekspozitë të madhe të arteve bashkëkohore.
Anri Sala është i lindur në Tiranë në vitin 1974. Vitin që shkoi ai është paraqitur me një ekspozitë në galerinë e njohur të Londrës Serpentine gallery. Po kështu, Sala ka ekspozuar, veç tjerash në Bienalen e Berlinit më 2001 dhe në atë të Venedikuit, në vitin 2003.
Në vitin 2001 Anri Sala ka fituar çmimin për Artin e Ri, në Venedik. Ai jeton prej vitesh në Berlion dhe punimet e tij përfaqësohen përmes galerive Hauser & Wirth dhe Marian Goodman.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












