Lajme

Apel dramatik i taskforcës zvicerane: “Rritje alarmante e infeksioneve”

Ajo bën "rekomandime urgjente për masa të menjëhershme për popullatën, organizatat dhe autoritetet": "Ne rekomandojmë fuqimisht të shmangni situatat që përbëjnë rrezik të lartë të transmetimit

Task Forca shkencore e Zvicrës e themeluar enkas për Covid-19, është jashtëzakonisht e shqetësuar me rritjen e shpejtë të numrit të infeksioneve nga koronavirusi në Zvicër. Rritja po bëhet “me një normë alarmante”, ka deklaruar për mediat zvicerane shefi i kësaj force, Mathias Egger.

Taskforca thotë se e shohim “si përgjegjësinë tonë për të bërë thirrje për veprim të menjëhershëm”, transmeton albinfo.ch. Prandaj ajo bën “rekomandime urgjente për masa të menjëhershme për popullatën, organizatat dhe autoritetet”: “Ne rekomandojmë fuqimisht të shmangni situatat që përbëjnë rrezik të lartë të transmetimit.

Këto janë, veçanërisht, aktivitetet në hapësira të mbyllura të cilat nuk mundësojnë mbajtjen e distancës fizike dhe ku nuk mbahen maska  mbrojtëse​​”, thotë ai, përcjell albinfo.ch. Si shembuj, Egger përmend klubet, diskotekat dhe baret.

Dhe Egger vazhdon më tej: “Është jashtëzakonisht e rëndësishme të reagohet shpejt. Nëse masat merren me vonesë, kjo do ta bëjë më të vështirë kontrollimin e epidemisë dhe shmangien e një vale të dytë”.

Analizat e fundit epidemiologjike po tregojnë tendenca shumë shqetësuese, si në nivelin kombëtar ashtu dhe rajonal, thonë në Taskforcën e shkencës.

“Në shumë rajone shohim burime të reja të transmetimit të virusit, përcjell albinfo.ch. Sidomos në zonat me dendësi të lartë të popullsisë, numri i infeksioneve rritet në mënyrë eksponenciale dhe me shpejtësi të lartë (fjala është për vlerësimet kombëtare, kantonale dhe rajonale të numrit efektiv të riprodhimit).