Shqipëria
Apel për shpëtimin e Valbonës nga shkatërrimi
Nëse lejojmë ndërtimin e hidrocentralëve e gjithë lugina e Valbonës do të shkatërrohet. Ndërtimi ka filluar më datën 28 Shtator por nuk është kurrë vonë për t`i ndalur
Në një apel të shpërndarë në fb nga organizata “TOKA” u bëhet thirrje shqiptarëve që të ndihmojnë në parandalimin e shkatërrimit të lumit të Valbpne¨s dhe parkut rreth tij nga shkatërrimi.
“Në emër të Shqiptarëve kudo që ndodhen dhe organizatës ‘TOKA” kjo është një thirrje për ndihmë!”, thuhet në hyrje të apelit. Qeveria e Shqipërisë ka aprovuar ndërtimin e tre hidrocentralëve në Parkun Kombëtar të Valbonës – një nga parqet më të bukura dhe më të vizituar të Shqipërisë. Këto projekte paraqesin rrezik per lumin e Valbonës dhe për parkun prandaj për këtë arsye kemi nevojë për ndihmën tuaj që të ndalojmë ndërtimin e tyre. Hidrocentralët do të mbyllin lumin e Valbonës me një tubë prej 3 metra gjerësi duke hequr 80% të burimit të vetëm për ujë për kafshët, pyjet, dhe banorët e zonës, të cilët kanë jetuar aty prej vitesh. Gjithashtu VALBONA është një nga pikat turistike që ka zhvilluar turizmin në Shqipëri. Nëse lejojmë ndërtimin e hidrocentralëve e gjithë lugina e Valbonës do të shkatërrohet. Ndërtimi ka filluar më datën 28 Shtator por nuk është kurrë vonë për t`i ndalur.
Për këtë çështje po kërkojme fonde për të mbuluar kostot e procedurave ligjore, administrative dhe protestuese.
Ju lutemi, të gjithë së bashku të ndalojmë ndërtimin e hidrocentralëve dhe të ruajmë bukurinë e Valbonës. Një kontribut i vogël na ndihmon të bëjmë punën tonë. Ju lutem shpërndajeni!”, thuhet në apelin që ka shpërndarë organizata “TOKA”
https://www.gofundme.com/stop-hydroelectric-dams-in-valbona
#mosmaprekvalbonen
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”













