Koronavirusi: çast pas çasti

Aplikacioni që synon të shpëtojë jetën e natës

Pronarët e klubeve të natës po shkarkojnë me entuziazëm një aplikacion që synon të përmirësojë gjurmimin e kontakteve dhe të shpëtojë jetën e natës.

Në dy javët e kaluara, klubet e natës janë theksuar si një pikë e nxehtë virusi me qindra persona që janë detyruar të izolohen, pasi dikush ka rezultuar pozitiv, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Aplikacioni, i krijuar posaçërisht për klube, u lëshua në fund të majit dhe tani është shkarkuar 25,000 herë.

Zhvilluesit thonë se ata janë duke punuar me autoritetet kantonald dhe pronarët e klubeve të natës. Përdorimi i aplikacionit rekomandohet nga kantoni Vaud.

Aplikacioni lejon që klubi të mbledhë me lehtësi informacione nga klientët. Është falas dhe mund të gjendet në ‘save-the-night.ch’.