Lajme
“Apple” hidhet në gjyq nga përdoruesit e Evropës
Kompania e fuqishme “Apple” po përballet me probleme ligjore për shkak të akuzave të evropianëve se versionet e vjetra kanë ngadalësuar punën, transmeton albinfo.ch.
Konsumatorët evropianë kanë hapur proceset gjyqësore, të cilat mbulojnë deri në 2 milionë pajisje iPhone 6, 6 Plus, 6S dhe 6S Plus në Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Portugali.
“Apple” është përballur me reagime publike dhe veprime ligjore në gjithë botën, pasi pranoi më 2017 që azhornimet e softwereve të dizajnuara për të parandaluar prishjen e baterive në iPhone të vjetër, që gjithashtu ngadalësuan pajisjet.
Këto raste flagrante vijojnë fill pas një procesi gjyqësor kundër “Apple” në Shtetet e Bashkuara që çoi në një zgjidhje të propozuar prej 500 milionë dollarë dëmshpërblim në mars.
Muajin e kaluar “Apple” pagoi 113 milionë dollarë për të zgjidhur një hetim mbi çështje të hapura nga 34 shtete amerikane, duke përfshirë Kaliforninë dhe Arizonën.
E-Diaspora
-
Finlandë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland” Pas një performance të fuqishme me këngën e Celine Dion, talentja nga Kosova vazhdon garën në... -
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve













