Shkurt.ch
Kaq shumë vuajtje për gjermanët në Zvicër
Gjermanët në Zvicër kanë vështirësi në gjetjen e një banese dhe një vend pune. Kështu tregon një studim i ri që ka të bëjë me ksenofobinë kundër gjermanëve në Zvicër
Në renditjen botërore Zvicra sa i përket ekspertëve të huaj figuron të jetë e para. Por jo të gjithë janë të lumtur këtu. Madje, edhe gjermanët në Zvicër nuk ndjehen gjithmonë mirë. Kështu tregon një studim i ri i Universitetit të biznesit në Vjenë dhe Universitetit të St. Gallenit, të cilin e ka bërë publike “Focus.de”, transmeton albinfo.ch.
Rreth 300 mijë gjermanë jetojnë aktualisht në Zvicër. Ata përballen shpesh me fyerje, diskriminim dhe mohim në jetën e përditshme.
Nga rreth 1000 gjermanë të anketuar, 420 raportuan se ata mendojnë se vazhdimisht duhet ta tregojnë veten për atë që punojnë në Zvicër. Gjermanët duhet të mundohen shumë për të gjetur një banesë. Një në pesë gjermanë kanë raportuar se ishin refuzuar për shkak të kombësisë para blerjes ose marrjes me qira të një banese. 15 për qind thanë se mezi kanë siguruar një punë.
Një në dhjetë gjermanë shprehen se ishte e pajustifikueshme kontrollimi i tyre nga policia për shkak të origjinës së tyre. Shumica thanë se ishin ofenduar në mënyrë të përsëritur. Në vendin e punës, 28 për qind e gjermanëve nga kolegët ndjehen të përjashtuar.
Shumë prej tyre duhet të fshehin se janë gjermanë. Prandaj, një e treta e tyre nuk duhet të identifikohen në të folur se janë gjermanë. Disa prej tyre duhet të korrigjojnë sjelljen e tyre në mënyrë që “të duken më pak gjerman”.
30 për qind thanë se nuk do të perceptojnë Zvicrën si një shtëpi të re.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht













