Lajme
Arbela Statovci, kryetare e FDP-së në komunën Wallisellen të Cyrihut
Arbela Statovci është sipërmarrëse, drejtoreshë në Departamentin e Medias dhe Komunikimit në Institutin për Sipërmarrësit e Rinj
Politikania e re, Arbela Statovci, u emërua nga anëtarët e bordit të ri të FDP-së në Wallisellen kryetare e partisë në këtë komunën ku ajo jeton, në Wallisellen të Kantonit të Cyrihut.
Bordi i FDP-së në këtë komunë, duke i dhënë besimin Arbela Statovcit, ka treguar besimin në udhëheqjen e re si një shenjë përparimi, kurajoje dhe sinqeriteti, thuhet në një komunikatë të FDP-së, transmeton albinfo.ch.
Ajo që konsiderohet të jetë e qëndrueshme dhe e shëndetshme për natyrën është gjithashtu një mundësi për kompanitë, shoqatat dhe partitë politike: diversiteti. Studime të ndryshme kanë treguar se ekipet ndërkulturore, të përziera gjinore me punonjësit e rinj dhe të moshuar arrijnë rezultatet më të mira. Perspektivat endryshme, të sjella në ekip nga punonjësit e kulturave të ndryshme, mund të pasurojnë të gjithë. Kështu krijohen mënyra të reja të të menduarit, krijohen qasje të tjera dhe fitohet në kreativitet. Kjo jo vetëm që zhvillon njerëzit profesionalisht, por edhe personalisht.
Arbela Statovci është sipërmarrëse, drejtoreshë në Departamentin e Medias dhe Komunikimit në Institutin për Sipërmarrësit e Rinj dhe mban një diplomë Master në Ekonomi. Për më tepër, Arbela është e angazhuar për rininë në komunën e saj dhe në Kantonin e Cyrihut.
Ajo vepron si mentore dhe trajnere, duke promovuar dhe inkurajuar pjesëmarrjen e rinisë në zhvillimet shoqërore. Gjithashtu në kolegjin ku studion, ajo avokon në bord që studentëve t`u hapet dera e duhur për të realizuar ëndrrat dhe vizionet e tyre.
Arbela Statovci u lind më 25 shkurt të vitit 1988 në Prishtinë. Në moshën trivjeçare u shpërngul në Zvicër me familjen, ku edhe filloi e ndërtoi karrierën e saj. Studimet Bachelor i filloi në Shkenca të komunikimit, kurse masterin në Shkencat ekonomike. Një vit të shkollimit e ka kryer në Australi, ndërkaq është pronare e kompanisë ‘’Massgekocht. AG’’. Po ashtu, punon si menaxhere e departamentit Media dhe komunikim në Institutin e Ndërmarrësisë (IFJ).
Statovci u bë e njohur për opinionin e gjerë në diasporë, po dhe në Kosovë, gjatë fushatës zgjedhore për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, të zhvilluar në prill të këtij viti.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie Euroaeroporti pranë Bazelit u mbyll mbrëmjen e së mërkurës. Terminali u evakuua...
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët