Kosova
ARD: Kosova – plagë të vjetra, perspektiva të reja
Kosova ka nevojë për investime. Por kush investon në një treg prej dy milionë banorësh dhe me status të paqartë? Megjithatë, aty ka edhe disa histori suksesi...

“Qytetet e lulëzuara, minaret dhe manastiret ortodokse në mes të një peizazhi piktoresk dhe profesionistë të rinj e të kualifikuar mirë”: Në Kosovë, me këto pamje dhe argumente po joshen turistët dhe investitorët, 15 vjet pas pavarësisë dhe 24 vjet pas përfundimit të luftës. Kështu shkruan televizioni publik gjerman ARD në prezantimin e dokumentarit të tij me titullin “Kosova – plagë të vjetra, perspektiva të reja”, që është emetuar këto ditë.
Por, kjo pamje turbullohet nga tensionet që ekzistojnë ende mes shqiptarëve dhe serbëve, transmeton albinfo.ch. 24 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, misioni ndërkombëtar i KFOR-it është ende garantues i sigurisë dhe stabilitetit në vend, pavarësisht niveleve të reduktuara të trupave.
Përditshmëria është e vështirë për shumicën në Kosovë, si për shqiptarët, ashtu dhe për serbët. Një e treta e popullsisë është e papunë. Ekonomia varet nga ajo që sjellin organizatat ndërkombëtare të ndihmës dhe nga remitencat e “gastarbajterëve”, mërgimtarëve që punojnë jashtë vendit.
Kosova ka nevojë për investime. Por, kush investon kur tregu ka një popullsi prej pak më pak se dy milionë banorë dhe statusi politik është i paqartë? Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Por, vazhdon televizioni gjerman, në Kosovë ka edhe histori suksesi. Ndër to numëron Kooperativën e grave fshatare të udhëhequr nga Fahrije Hoti në fshatin Krushë, e cila u bë e njohur me emrin pikëllues “Të vejat e Krushës” në vitin 1999.
Ndër historitë e suksesit numërohet edhe Eko-turizmi në Parkun Kombëtar Sharr, me anë të të cilit synohet të sigurohen të ardhura të qëndrueshme për banorët e Kosovës juglindore, përcjell albinfo.ch. Ndërsa një rrëfim personal suksesi është ai i artistit Vigan Nimani, i cili ka arritur të realizojë ëndrrat e tij personale.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore Alijaj tani po merr mbështetje virtuale në fushatën zgjedhore. Ai dhe ekipi i tij kanë zhvilluar...
-
Për shtatë muaj, diaspora solli në Kosovë 754 milionë euro
-
Librat në gjuhën shqipe, së shpejti edhe në Zvicër
-
Aplikacioni i krijuar nga ndërmarrësi shqiptar, Kristian Kabashi, i nominuar për Best of Swiss Apps Awards
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës”
Jeta në Zvicër
-
Sa mund të fitoni me një diplomë universitare zvicerane? Arsimi i detyrueshëm përfundon në Zvicër në moshën 16 vjeç, kur nxënësit kanë një zgjedhje midis...
-
Rriten shtrimet me Covid në Zvicër
-
Emigrantët nga Italia: Zvicra dërgon më shumë roja kufitare në Ticino
-
Primetravel vjen për ju edhe në Cyrih!
-
Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore