Integrimi
“Ardhmëria”, një shoqatë që ka ardhmëri
Nga gjithsej 70 projektet e financuara, projekti i “Ardhmërisë” për nëna dhe fëmijë është ndër të paktët që bartet nga një komunitet i huaj
Në aktivitetin përmbyllës të projektit “Nënat dhe fëmijët” që është realizuar nga shoqata “Ardhmëria”, të mbajtur ditë më parë në Crissier u tha se integrimi i komunitetit shqiptar dhe sidomos i gruas shqiptare është në fokus të punës së shoqatës. Angazhimi për arsimimin e gruas, për mësimin e gjuhës frënge por edhe aktivitetet kulturore kanë karakterizuar punën e frytshme të “Ardhmërisë”, kanë theksuar folësit në këtë manifestim.
Puna e shoqatës nuk ka mbetur e panjohur as për vendësit. Kështu, gazeta e komunës “Crissier Contact” duke shkruar për projektin “Nënat dhe fëmijët” të shoqatës “Ardhmëria” e vlerëson atë si njërin ndër projektet më origjinale për integrim.
Setmer Selmani, si kryetar i shoqatës “Ardhmëria”, duke folur për projektin, u shpreh se ai u përgjigjet nevojave reale që kanë nënat me origjinë të huaj dhe në veçanti nënat shqiptare. Sipas tij, puna e shoqatës në këtë drejtim është kurorëzuar me sukses, falë profesionalizmit, koordinimit të mirë me institucionet e komunës dhe të kantonit etj.
Duke folur në emrin e strukturave të komunës, Nathalie Jaton, këshilltare komunale, vlerësoi lartë rolin e shoqatës “Ardhmëria” në nxitjen dhe realizimin e projekteve për integrim.
Migjen Kajtazi, i cili është përgjegjës regjional në Zyrën Kantonale për Integrimin e të huajve dhe për parandalimin e racizmit, në fjalën e tij tha se nga gjithsej 70 projekte që ka financuar zyra në fjalë për vitin 2010-2011, projekti i “Ardhmërisë” bën pjesë ndër të paktat që për bartës ka një komunitet të huaj.
Me projektin “Nënat dhe Fëmijët”, shoqata Ardhmëria ka zgjeruar aktivitetet e veta duke ngritur edhe cilësinë e tyre, ka thënë më tutje Kajtazi. Mësimi i gjuhës frënge për nënat me origjinë të huaj që banojnë në komunat e regjionit perëndimor të Lozanës, ka qenë synimi kryesor i projektit. Po ashtu qëllim i projektit ka qenë edhe stimulimi i dialogut në mes autoriteteve shtetërore, popullsisë zvicerane dhe komuniteteve të huaja.
Të pranishëm në këtë takim ishin mjaft përfaqësues të komunës dhe të jetës shoqërore të regjionit. Ndarja e certifikatave për ndjekjen e kursit të gjuhës frënge u shoqërua edhe nga një program artistik i përgatitur nga shoqëria “Liria”.
Të interesuarit për të ndjekur kurset dhe aktivitetet tjera të shoqatës, njoftohen se ato fillojnë pas pushimeve, në fillim të muajit shtator. Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë personat që i përgjigjen qëllimit dhe objektivave të projektit. Pjesëmarrja është falas dhe për çështje organizmi kërkohet një pararegjistrim që mund të bëhet në adresën elektronike të shoqatës Ardhmëria: [email protected] apo përmes telefonave: 076 242 36 74 dhe 076 493 00 17.
E-Diaspora
-
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran Një nga institucionet më moderne veterinare në Kosovë, i ndërtuar falë bashkëpunimit ndërmjet veterinarit Labinot Osmani... -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër












