Kosova
ARKEP u jep ultimatum larguesëve të kodit +377 dhe +386 nga përdorimi
Fillohen procedurat për zbatim të sanksioneve ekonomike për operatorët që nuk kanë ndërprerë përdorimin e kodeve të huaja shtetërore telefonike
Bordi Drejtues i ARKEP në takimin e mbajtur gjatë ditës së sotme ka shqyrtuar nivelin e zbatimit të kodit telefonik shtetëror 383.
Në takim është konstatuar progresi i arritur në drejtim të zbatimit të plotë të kodit 383, me theks të veçantë në heqjen nga përdorimi të kodit 381 si dhe hapjen për përdorim të kodit 383 nga operatorët si për thirrjet e origjinuara nga Kosova e po ashtu në thirrjet e terminuara në Kosovë.
ARKEP po ashtu ka trajtuar kërkesat për shtyrje të afatit të largimit të kodeve të huaja në përdorim në Republikën e Kosovës si kode paralele, respektivisht kodit 377 nga operatori Telekomi i Kosovës dhe kodit 386 nga operatori IPKO dhe ka vendosur që të mos pranojë kërkesat për shtyrje të afatit.
Si rezultat, në këtë takim është vendosur që në respektim të ligjit për komunikimet elektronike t’i shqiptohet vërejtja e fundit për zbatim të kodit të gjithë operatorëve, si masë paraprake e domosdoshme para përcaktimit të sanksioneve ekonomike si edhe të përcaktohet masa sanksionuese në shumë prej 10.000 euro në baza mujore efektive prej datës 15 janar 2018 për operatorët që nuk largojnë kodet e huaja nga përdorimi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












