Lajme
Arrestohen 6 shqiptarë në Angli, kanabis me vlerë 300 mijë paund

Mediat londineze shkruajnë se një bandë kriminale shqiptare e kanabisit është arrestuar në Angli, duke vënë në pranga 6 shqiptarë, transmeton albinfo.ch.
Në raport thuhet se oficerët gjurmuan makinën nga North Yorkshire në Hertfordshire, ku gjetën kanabisin me vlerë 300,000 paund.
Të arrestuarit në këtë operacion ishin, V.S, 33 vjeç, nga Newnham Road, Londër u burgos për gjashtë vjet e nëntë muaj, që njihej dhe si kreu i bandës, K.B, 50 vjeç, nga Wellington Road, Enfield, u burgos për tre vjet e dy muaj, I.B, 27 vjeç, nga WShitings Road, Barnet u burgos për katër vjet e katër muaj, B.E, 36 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për tre vjet, E.E, 33 vjeç, gjithashtu pa adresë të caktuar, u burgos për pesë vjet e dy muaj dhe A.K, 23 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për tre vjet.
Të gjashtë u deklaruan fajtorë për shqetësim në prodhimin e kanabisit.
Ndër të tjera mësohet se në shtëpitë e barit në tri ndërtesa të ndryshme në Harrogate të North Yorkshire u gjet kanabis me vlerë 240,000 paund.
Ndërkohë Y.B, 73 vjeç, pronarja e fermës që ata përdorën, gjithashtu përfundoi në burg. Autoritetet britanike pas zbulimit të kësaj shtëpie bari janë vënë në kërkim të ndërtesave të tjera të shndërruara në sera për prodhim kanabisi.
Policia e North Yorkshire tha se shtëpitë i ishin dhënë me qira një pale të tretë, e cila më pas i kishte lënë ato në kontrollin e bandës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova votoi sot edhe në Gjenevë: Pesha historike e një date "Kisha zgjedhur të përjetoj këtë eksperiencë klasike. Ndoshta për herë të parë këtu në Gjenevë po...
-
Vijon votimi në Ambasadën e Sllovenisë
-
Vjenë: 510 bashkatdhetarë kanë votuar deri në orën 15:00
-
Mërgimtarët votojnë në Zagreb
-
Mërgimtarë të shumtë në aeroportin e Prishtinës
Jeta në Zvicër
-
Nesër në Zvicër: Votime të shumta komunale Në komunën e Domat/Ems në kantonin Graubünden vendosin për vendosjen e të drejtës për të votuar...
-
Orari i ri i SBB nuk është pritur mirë në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Kosova votoi sot edhe në Gjenevë: Pesha historike e një date
-
Moment Historik për Diasporën e Kosovës
-
Këshilli Federal nuk dëshiron të rregullojë me ligj shpenzimet e diskutueshme të BE-së