Kosova
Arrestohen dy persona, dyshohet se vodhën vetura
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, nën dyshimin për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit po dyshohen se kanë vjedhur vetura.
“Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor – Fushë Kosovë me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar dy urdhër kontrolle në dy lokacione të ndryshme. Në njërin nga këto lokacione janë konfiskuar prova materiale dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë arrestuar dy persona të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Të arrestuarit janë rreth moshave 24 dhe 28 vjeç, sipas njoftimit të Policisë.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit Ai mori 16,144 vota në raundin e dytë të votimit, duke siguruar afërsisht 700 vota më... -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër













