Lajme

Arrestohen gjashtë ekstremistë të djathtë, u konfiskohen edhe armë

Policia tashmë kishte konfiskuar armë të ndryshme gjatë kontrolleve të bëra në shtëpitë përkatëse në muajin gusht

Gjashtë të rinj janë arrestuar në kantonet e Cyrihut dhe Lucernit. Personat e arrestuar kanë hyrë në fokusin e policisë në verën e vitit 2020 për shkak të shpërndarjes së materialeve  diskriminuese raciste, njofton Policia e Kantonit të Cyrihut, shkruan srf.ch.

Hetimet e gjera, të zhvilluara me këtë rast, kanë zbuluar pesë persona në kantonin e Cyrihut dhe një person në kantonin e Lucernit.

Gjashtë zviceranët midis moshës 18 dhe 20 vjeçare tani janë arrestuar në kuadër të një aksioni të zhvilluar paralelisht në dy kantonet, transmeton albinfo.ch. Gjithashtu janë siguruar edhe dëshmitë.

Në këtë kontekst, policia tashmë kishte konfiskuar armë të ndryshme gjatë kontrolleve të bëra në shtëpitë përkatëse në muajin gusht.

“Rinia e hekurt”, (Eiserne Jugend) siç quhet grupimi ekstremist i krahut të djathtë, të cilit konsiderohet se i përkasin të arrestuarit, bën thirrje për një “luftë racash”.

Policia nuk ka njoftuar nëse grupi ka edhe anëtarë të tjerë