CH-Ballkani
Arrestohen katër trafikantë shqiptarë
Të arrestuar janë Gjerard Markaj, Riza Hasani, Shefqet Velaj dhe Zeqir Bajrami
Policia shqiptare ka arrestuar katër shqiptarë dhe ndali 15 sirianë që kishin dashur të shkruajnë në Kosovë për të depërtuar në Evropën Perëndimore, ‘usnews.com’.
Sipas policisë shqiptare, finalizohet me sukses operacioni antitrafik i koduar “Kaskada”, ku u arrestuan në flagrancë katër shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim”, përcjell albinfo.ch.
Të arrestuarit janë Gjerard Markaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, Riza Hasani, 54 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, Shefqet Velaj, 34 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë dhe Zeqir Bajrami, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në datën 30.09.2016, në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur “Fushë-Dugagjin”, me drejtim lëvizje Tiranë-Kukës, u kapën në flagrancë, duke transportuar 15 shtetas të huaj, sirianë, me automjetet e tyre, tip “Volgswagen” me targa AA 517 KS, automjetin tip “Benz”, me targa AA 973 GF dhe automjetin tip “Golf”, me targa AA 013 AF, cilët nëpërmjet kufirit të gjelbër do t’i kalonin për në Kosovë, kundrejt fitimit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër












