Kosova

Arrestohen tre persona, pasi shitën kundërligjshëm polisa të sigurimit

Policia e Kosovës ka njoftuar, se të mërkurën në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë shitur polisa të sigurimit të veturave për udhëtime jashtë shtetit të Kosovës, në mënyrë të kundërligjshme, përcjell albinfo.ch.

Si prova materiale janë sekuestruar një llaptop, një shtëpizë kompjuteri dhe dokumente të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, derisa detaje tjera nuk janë dhënë nga ky rast, që do të hetohet më tutje nga hetuesit kosovarë.