Shqipëria

Arrestohet banda shqiptare në Itali

Një bandë shqiptare është arrestuar në Itali.

Policia italiane në rajonin e Piacencës ka arrestuar tre shqiptar të njp bande të cilët ditëve të fundit kishin kryer 18 grabitje.

Hetimet policia italiane thotë se i kishte nisur gjatë muajit gusht, pas sinjalizimeve të shumta të banorëve të provincës së Piacencës për numrin e madh të grabitjeve në territorin e tyre.

Shqiptarët përdornin zakonisht një veturë në këto grabitje çka e ka bërë me të lehtë të identifikoheshin nga policia.

Të arrestuarit janë M.I 22 vjeçar, J,G 25 vjeç dhe K.L 23 vjeç të tre shtetas të Shqipërisë. Policia theksoi se ka sekuestruara çanta të markave luksoze, bizhuteri e para.